Pas sherrit me gruan, u kthye me armë në shtëpinë e vjehrrës, arrestohet 23-vjeçari shqiptar

13/08/2021 11:15

Mbrëmjen e së mërkurës, një 23-vjeçar me origjinë shqiptare shkaktoi panik tek familjarët pasi u shfaq me armë.

Ai kërcënoi se do të vriste gruan dhe nënën e saj, të cilat po mbronin vajzën. Të dyja njoftuan menjëherë policinë italiane që e arrestuan në shtëpinë e vjehrrës, ku po kërcënonte me armë dhe të afërmit e tjerë.

Gjithçka nisi pas një debati me gruan e tij dhe ai u largua nga shtëpia për tu rikthyer me armë. Nga hetimet rezultoi se arma ishte vjedhur nëntorin e kaluar në provincën e Bergamos.

23-vjeçari shqiptar do të akuzohet për veprat penale “kërcënim”, “përdorim i armëve”, “mbajtje ilegale e armëve”, “marrja e mallrave të vjedhura” dhe “keqtrajtim në familje”.

Top Channel