Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë pasi iu gjetën në banesë 6 kilogramë kanabis.
Autori L. P., 38 vjeç, banues në fshatin Treblovë të Vlorës u kap pas informacioneve të siguruara nga banorët.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vlorë
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi. Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me forcën Operacionale në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 38 vjeç, banues në fshatin Treblovë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel