Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Vlorë.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se një automjet ka aksidentuar një këmbësor, rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

“Në orën 22:20, në autostradën Levan-Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., ka aksidentuar një këmbësor ende të pa identifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel