Kryqëzimi i Cërrikut, ferri verës/ Trafiku i papërballueshëm në Elbasan, situata nuk gjen zgjidhje

13/08/2021 15:35

Pjesë e aksit nacional Elbasan-Librazhd, kryqëzimi i Cërrikut është kthyer në një nga ferret e udhëtarëve.

Muajt e verës, ardhja e emigrantëve dhe lëvizjet për pushime e kanë rënduar trafikun në këtë aks i cili mbetet i ngarkuar në çdo periudhë të vitit. Ky është një nga akset më të ngarkuara në vend duke u ndodhur në kryqëzimin e rrugëve të të gjithë Shqipërisë.

Bashkia e Elbasanit ka nisur punën për ndërtimin e një aksin dytësor që do të shkarkojë trafikun e qytetit, por përsëri mbetet domosdoshmëri ndërtimi i një by pass në mënyrë që një aks nacional kaq i rëndësishëm të mos kalojë mes qytetit ku duhet gjithashtu të koordinohet dhe këmbësorët, apo drejtuesit e biçikletave.

Top Channel