Foto ilustruese

Dy persona janë ndaluar në fshatin Gjonomadh të Korçës pasi i vunë zjarrin një sipërfaqe pyjore.

Autorët A.Xh., 18 vjeç dhe T. B., 22 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë tek vendi i quajtur “Korija e fshatit” në Gjonomadh kanë djegur pyllin me bimësi të ndryshme.

Sipas policisë, aterialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Dogjën me zjarr një sipërfaqe pyjore në fshatin Gjonomadh, vihen  në pranga dy autorët e dyshuar.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve A. Xh., 18 vjeç dhe T. B., 22 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi dyshohet se tek vendi i quajtur “Korija e fshatit” në Gjonomadh, këta shtetas, kanë djegur me zjarr një sipërfaqe pyjore me bimësi të ndryshme.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Top Channel