Policia e Tiranës ka kryer disa arrestime gjatë orëve të fundit për vepra të ndryshme penale si dhunë psikologjike, shpërdorim detyre apo goditje me thikë.
Një 27-vjeçar i identifikuar me inicialet K.K., u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. Z., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
B.M., 44 vjeç, punonjës sigurie në një kompani, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk ka raportuar për vjedhjen e ndodhur në kompaninë që kishte në ruajtje;
K.D., 31 vjeç, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për ish-bashkëjetuesen e tij;
A.Z., 60 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi municioni, pjesë arme dhe një armë e ftohtë (thikë).
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”, i shtetasit L. K., 20 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin I. Gj., 28 vjeç. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë dhe i dëmtuari I. Gj., pasi ka goditur me sende të forta shtetasin L. K.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A.S., 68 vjeç, pasi ka aksidentuar këmbësoren Sh. T., 82 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
M.I., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
I.C., 41 vjeç dhe R. Sh., 47 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Më datë 12.08.2021, u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E. I., 26 vjeç, pasi pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur shtetasin L. K., 24 vjeç dhe i ka marrë me forcë celularin.
Më datë 12.08.2021, në Vorë, kanë vjedhur një sasi vlere monetare të papërcaktuar në firmën me administrator shtetasin A. D. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Më datë 12.08.2021, gjatë natës, tek Mali i Robit, në Golem, kanë vjedhur në banesën e shtetases A. K., një shumë parash dhe dy aparate celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel