Francë/ Mbi 28 mijë të infektuar me COVID brenda 24 orëve

13/08/2021 09:28

Franca ka regjistruar 28.554 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 deri më tani ka arritur në 6.398.983.

Ndërkaq, numri i vdekjeve për shkak të virusit në vend u rrit në 112.533, me 77 viktima të reja.

9.465 persona vazhdojnë të trajtohen në spitale, 1.807 prej të cilëve janë në kujdes intensiv.

Shkalla e testeve pozitive me COVID-19 në shtatë ditët e fundit në Francë ka qenë 4,1 për qind.

Sipas të dhënave të ndara nga Ministria e Shëndetësisë, numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 që nga 27 dhjetori 2020 ka arritur në 45.857.880, kurse 38.474.940 njerëzve u është dhënë e dyta ose doza e tretë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA