Ndërron jetë pas një infarkti mësuesi në Maliq, gjithçka ndodhi pasi doli nga mësimi
Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Itali me protagonistë një çift shqiptar. Shkëlqim Bedeli vrau gruan, mëngjesin e ditës së djeshme dhe më pas i dha fund jetës së tij duke u vetëvarur.
Shegushe Paeshti, për herë të parë nuk ishte paraqitur në punë. Fëmijët, të cilët sapo ishin nisur për pushime, u përpoqën të kontaktonin prindërit e tyre, por pa sukses. Shenjë e trishtuar e një tragjedie që askush nuk do ta kishte imagjinuar. Sipas hetuesve autori i krimit kishte studiuar çdo detaj të vrasjes. Fëmijët me pushime, fqinjët për disa ditë larg, kështu e realizoi planin për krimin makabër.
Por çfarë thonë shokët dhe të njohurit e çiftit?
Ata që i njihnin flasin për një çift të qetë dhe pavarësisht viteve të shumta së bashku. Shegushe Paeshti ishte një shtëpiake.
Fqinjët tregojnë se rutina e saj ishin punët e shtëpisë, dilte shëtitje, shpesh edhe me burrin e saj. Shkëlqim Bedeli, punoi si farkëtar për një jetë më të mirë, por merrej edhe me kultivimin e disa perimeve në kopshtin e tij, kryesisht domateve.
Të afërmit tregojnë se familja ishte e bashkuar dhe së fundmi fëmijët kishin shkuar me pushime. bedeli kishte vetëm pak ditë që e kishin hequr nga puna dhe kjo dyshohet se është një nga shkaqet që atë e kanë çuar në depresion, e mandej të ndërmerrte edhe krimin makabër.
Por në një letër lënë fëmijëve të tij dhe autoriteteve policore, ai tregonte arsyet që e dërguan në këtë akt të rëndë, probleme në çift, ndoshta xhelozi.
Top Channel