Fair Play Financiar në futboll/ Revolucion i UEFA, gati rregullat e reja

13/08/2021 16:41

UEFA është gati të bëjë revolucion në rregullin e Fair Play Financiar brenda 1 muaji.

Qeveria e futbollit evropian po punon për ndryshimin e normativave dhe në këtë pikë ka disa të reja. Mes këtyre të rejave të UEFA do të jetë edhe çështja aq e diskutueshme e tavanit të pagave së cilës do to’i shtohet edhe një rregull tjerët për taksën e luksit dhe e gjithë kjo pritet të aplikohet që në sezonin e ardhshëm.

Mësohet se klubet evropiane do të të kufizohen të shpenzojnë një kuotë fikse të të ardhurave të tyre, rreth 70% të të ardhurave për pagat e futbollistëve, në rast të kundërt do të paguajnë një taksë që do t’u shpërndahet klubeve të tjera.

Ky lajm është publikuar nga e përditshmja britanike ‘the Times’ sipas së cilës, këto propozime do të bëhen muajin tjetër në Zvicër dhe do të përfshihen edhe Ligat Kombëtare, futbollistët dhe agjentët. Ky plan konsiderohet si më i barabarti dhe më transparent se rregulli aktual i Fair Play Financiar.

Ky rregull i ri u lejon pronarëve me gjendjen më të mirë ekonomike të bëjnë shpenzime më të larta se të ardhurat për pagat e lojtarëve, por duke paguar të ashtuquajturën taksë luksi që do t’u shpërndahet klubeve të tjerë për të promovuar një lloj ekuilibri.

Top Channel