Kimet Çollaku, 37-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar për mashtrim është vënë nën prangat e policisë së Vlorës.
Këtë shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka dërguar urdhërin për ekzekutim e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet burg.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, u bë kapja e shtetasit:
Kimet Çollaku, 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka dërguar urdhërin për ekzekutim e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet burg”, thuhet në njoftimin e policisë.
37-vjeçari do ti dorzohet shërbimeve të DVP Fier, për veprime të mëtejshme proceduriale.
Top Channel