Foto ilustruese

Dy të rinj janë vënë në pranga në fshatin Bishan të Fierit pasi iu gjetën në lokal doza kokaine dhe kanabisi.

Autorët janë Manuel Mone dhe Jurgen (Yurgen) Gjika dhe sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjithashtu është arrestuar Ergest Prenci, 32 vjeç, banues në Pirrë në Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune në pronësi të M. P.

DVP Fier

Vihen në prangat e Policisë 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 25 vjeç dhe J. (Y). Gj., 24 vjeç, banues në Fier, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë në një lokal në fshatin Bishan, me doza kokainë dhe cannabis sativa.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit   E. M., 36 vjeç dhe F. A., 55 vjeç,  pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet e tyre në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 32 vjeç, banues në Pirrë, Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune në pronësi të shtetasit M. P. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel