Një 42-vjeçare është arrestuar ditën e sotme në Sarandë pasi ka dhunuar nënën e saj.

D.H u arrestua për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasen D. H., 42 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.

Vlorë

Vihen në pranga 3 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasen D. H., 42 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
G. R., 26 vjeç, banues në Berat, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur;
M. B., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi. Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel