Durrës/ Mjeti përplaset me patrullën e “Shqiponjave”, plagosen dy punonjës policie

13/08/2021 12:40

Një automjet në Durrës është përplasur me patrullën e Forcës së Posaçme “Shqiponja” e cila ishte në shërbim gjatë mesditës së sotme.

Për pasojë janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 13.08.2021, rreth orës 12:10, në lagjen nr.4,  Durrës, një mjet me drejtues shtetasin Sh. K., është përplasur me patrullën e Forcës së Posaçme “Shqiponja” e cila ishte në shërbim. Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel