Në fshatin Radat, të Dropullit vatra e zjarrit vijon të jetë aktive dhe banorët në “Ti Raporton”, në Top Channel, njoftojnë se fshati është në rrezik.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve, por ndërkohë nga pala shqiptare nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri, ndërsa terreni i vështirë thuajse e pamundëson ndërhyrjen nga toka.

Banorët thonë se një helikopter grek është duke vazhduar me shuarjen e flakëve, por vetëm në territorin grek. Sipas tyre ai ka ardhur 7 herë deri në kufi edhe mban nën kontroll flakët në mënyrë që të mos kalojnë në territorin grek.

Top Channel