Një trup i dekompozuar është gjetur në Vernicë të Trebishtit në Bulqizë ditën e sotme.

Ende nuk dihet se kush është personi, ndërsa po punohet nga grupi hetimor për identifikimin e tij.

Trupi është gjetur nga kalimtarët e rastit, rreth 6-7 metra larg rrugës.

Bulqizë/informacion paraprak

Me datë 13.08.2021, rreth ores 11.05,   është marrë informacion se në  një zonë pyjore në njësinë administrative Trebisht, është  konstatuar një shtetas pa shenja jete(i dekompozuar). Vijon puna për identifikimin e trupit të pa jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel