Berat, fluks në pediatri/ Mjekët: Rastet e dyshuara për “Delta” dolën negative

13/08/2021 12:11

Në pediatrinë e Beratit paraqiten në një ditë rreth 50 fëmijë me shqetësime gastrointestinale dhe temperaturë të lartë.

Shumë prindër të alarmuar duke parë këto simptoma i drejtohen mjekut.

Numri më i madh i përket moshës deri në 6 vjeç. Sipas Shefit të Pediatrisë së Beratit, Vladimir Kumaraku, ky fluks vjen nga temperaturat e larta dhe lëvizjet e shumta të njerëzve. Përsa i përket mutacionit “Delta”, Kumaraku shprehet se nuk ka rezultuar asnjë pozitiv nga rastet e dyshuara që kryesisht kanë qenë emigrantë.

Këshillat e mjekut janë që të shmanget dalja në temperatura të larta, qëndrimi në ajër të pastër dhe konsumimi i sa më shumë lëngjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA