379 infektime dhe 1 humbje jete/ Delta përkeqëson situatën nga Covid-19 në vend, shtohen edhe shtrimet në spital

13/08/2021 18:39

Gati 100 infektime më shumë se një ditë më parë tregojnë përkeqësimin e situatës nga covid 19 në vend. Varianti Delta vetëm po shton rastet e reja me koronavirus, ndërsa në 24 orët e fundit është shënuar edhe një humbje jete.

Një 79 vjeçar nga Elbasani nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv. Ministria e shëndetësisë njoftoi se janë kryer 5,339 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë, 379 qytetarë. Vatra kryesore mbetet Tirana me 111 raste, 34 në Lezhë, 33 në Durrës, nga 22 në Lushnje dhe Vlorë, 21 në Fier, 19 në Berat, 17 në Kavajë, 15 në Shkodër, 14 në Elbasan, 11 në Sarandë, ndersa rastet e tjera jane te shperndara 18 bashki te vendit. Aktualisht janë 2,091 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 38 pacientë. ndersa të shëruarit janë 39 qytetarë.

Autoritetet vijojnë të bëjnë thirrje për vaksinim dhe të shfrytëzohet muaji i hapur për të gjithë personat mbi 18 vjeë. Në këtë gjysëm të parë të Gushtit janë bërë mbi 100 mijë vaksinime, ndërsa në përdorim është edhe vaksina Pfizer. Ekspertet bëjnë thirrje se nëse kërkon të kesh mbrojtje për në vjeshtë, kur pritet edhe vala e katërt e pandemisë, mbrojtja përmes vaksinës duhet të bëhet që tani.

Top Channel