Transferohet nga Feyenoord të Ajaks, lumë kërcënimesh ndaj Berghuis

12/08/2021 14:18

Steven Berghuis, ish kapiten i Feyenoord ka vendosur të denoncojë një seri kërcënimesh të rënda ndaj tij dhe familjes së tij, të cilat kanë ardhur pasi futbollisti këtë verë vendosi të transferohet te Ajaksi i Amsterdamit, rivali i madh historik i skuadrës nga Rotterdam.

E përditshmja holandeze “De Telegraaf” ka publikuar letrën që futbollisti 29-vjeçar me lejen e Ajaksit ka dorëzuar te autoritetet e policisë ku është e lehtë të konstatohet se shumë prej kërcënimeve përmendin 19 dhjetorin, që është dita e tij e lindjes, por njëkohësisht edhe data ku në kalendar është përcaktuar se do të luhet ndeshja mes Ajaksit dhe Feyenoord.

Sipas “De Telegraaf” bëhet fjalë për plot 19 faqe A4 të mbushura me kërcënime të tipit, “Në 19 dhjetor merr një armë zjarri dhe qëlloi vetes”, ose “Për ty nuk do të arrijë 19 dhjetori”, ndërsa nuk mungojnë edhe mallkime të llojit “Berghuis është një çifut, që theftë qafën”,apo “Do të bëj një sulm ndaj familjes tënde dhe e kam seriozisht”. Me të vërtetë një histori e shëmtuar, aq më tepër kur vjen nga një vend i civilizuar si Holanda.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA