Të rinjtë po infektohen në masë/ Rastet më të shumta me Covid të grupmoshës 20 deri në 40 vjeç që janë të pavaksinuar

12/08/2021 15:01

Trendi në rritje e përhapjes së mutacionit Delta në Shqipëri po shkaktohet nga personat ende të pavaksinuar.

Sipas ekspertëve të shëndetit publik, po preket kryesisht mosha e re.

Apeli për të rritur vaksinimin bëhet pikërisht për të përballuar valën e katërt të pandemisë, e cila pritet të nisë në shtator.

Ekspertët thonë se ata që nuk janë vaksinuar nuk kanë kohë për të humbur pasi që të jenë të mbrojtur duhet t’i kenë marrë dy dozat e vaksinës dhe në shtator të jenë të mbrojtur pasi referuar rasteve të prekura, 5% janë persona të vaksinuar por që kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës.

 

Top Channel