Sot nis zbatimi i tarifave të reja  në Terminalin e autobuzave në Korçë.

Çmimet kundërshtohen nga drejtuesit e automjeteve  pasi ata thonë se janë të larta dhe kërkojnë nga bashkia rishikimin e tyre. Shoferët shprehen se asnjëherë nuk janë dakordësuar me këtë vendim dhe gjatë mbledhjes ka patur diskutime të shumta me tone të larta.

Një orë ruajtje bagazhi kushton 100 leke me një shtesë prej 50 lekë për orët e tjera. Parkimi për autobusët ndërkombëtar 700 lekë, për mjetet jashtë qarkut 500 lekë, dhe brenda qarkut 350 lekë.

Sipas shoferëve, çmimi i qëndrimit brenda në terminal është i lartë dhe 3 fish deri në katërfish më i lartë se tarifa që paguanin para hapjes së terminalit. Ata thonë se në këto kushte janë duke shkuar drejt falimentimit dhe reduktimit të orareve.

Top Channel