Situatë e vështirë në Mbreshtan/ Pas 5 orësh, forcat zjarrfikëse dhe policia mbërrijnë për të shuar flakët

12/08/2021 13:58

Pas 5 orësh rrugë, ADZM, policia dhe zjarrfikësja ka mbërritur në fshatin Mbreshtan të Kolonjës.

Deri tani raportohen 2 vatra zjarri aktive. Ndërhyrja në këtë zonë po bëhet me lopata, pompa uji dhe mjete të tjera rrethanore.

Mësohet se zjarri ka përshkruar mbi 20 ha, me pisha, dushk, dhe ah. Situata momentalisht mbetet e vështirë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel