Shpërthejnë disa granata në Gjirokastër, dyshohet se kanë mbetur që në 1997

12/08/2021 15:46

Disa granata që gjendeshin në tokë kanë shpërthyer disa minuta më parë në Gjirokastër, në fshatin Radat.

Nga të dhënat e para mësohet se janë tre fishekë që mund të kenë mbetur nga 1997.

Ndërkohë pritet që ekspertiza të japë detajet rreth këtij shpërthimi. Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket se kanë marrë flakë disa sipërfaqe me shkurre.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe po punon për shuarjen e flakëve.

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detajet e para duke thënë se ende nuk janë konfirmuar nëse mund të kenë qenë granata të Luftës së Dytë Botërore apo bombola gazi në një grumbull mbeturinash. Aktualisht është një vatër zjarri në mes të shpatit të malit, ku po ndërhyjnë forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëset ndërsa nuk ka rrezik për banesa.

“Është nën kontroll zjarri në fshatin Radat. Sipas informacioneve nga emergjencat civile të bashkisë Dropull i Poshtëm në vendngjarje ka mbërritur Zjarrfikësja e Bashkisë Gjirokaster dhe strukturat e ushtrisë.

Përsa i përket shpërthimeve ende nuk janë konfirmuar nëse mund të kenë qenë granata të Luftës së Dytë Botërore apo bombola gazi në një grumbull mbeturinash. Nuk ka rrezik për banesa. Ka një vatër zjarri në mes të shpatit të malit, ku po ndërhyjnë forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëset”, thuhet në njoftim.

Top Channel