Në fshatin Radat të Gjirokastrës pati shpërthime municionesh gjatë ditës së sotme.

Banorët e zonës, të cilët shkruajnë në “Ti Raporton”, në Top Channel, thonë se municionet luftarake i përkisnin luftës italio-greke.

Prej tyre rrezikohej edhe jeta e punonjësve ushtarakë, por fatmirësisht situata është qetësuar dhe si pasojë nuk pati persona të lënduar.

Si pasojë e flakëve të shpërthimeve më pas u dogj edhe një sipërfaqe me shkurre. Në lidhje me situatën pati edhe një reagim nga Ministria e Mbrojtjes, mesditën e sotme, ku thuhej:

“Është nën kontroll zjarri në fshatin Radat. Sipas informacioneve nga emergjencat civile të bashkisë Dropull i Poshtëm në vendngjarje ka mbërritur Zjarrfikësja e Bashkisë Gjirokaster dhe strukturat e ushtrisë.

Përsa i përket shpërthimeve ende nuk janë konfirmuar nëse mund të kenë qenë granata të Luftës së Dytë Botërore apo bombola gazi në një grumbull mbeturinash. Nuk ka rrezik për banesa. Ka një vatër zjarri në mes të shpatit të malit, ku po ndërhyjnë forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëset”.

 

Top Channel