Kultivim kanabisi në pyll/ Arrestohet 36-vjeçari në Skrapar, nën hetim administratori

12/08/2021 11:41
Foto ilustruese

Një 36-vjeçar është vënë në pranga në Skarpar pasi kultivoi kanabis në  fshatin Grevë të Skraparit.

Gjithashtu është vënë nën hetim administratori i Njësisë Administrative për shpërdorim detyre.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Skrapar

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar.  Procedohet penalisht administratori i Njësisë Administrative, për shpërdorim detyre.  Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar fidanë narkotikë cannabis sativa të kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Grevë, Skrapar. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan shtetasin L. Sh., 36 vjeç, banues në fshatin Grevë, Skrapar, i dyshuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Gjatë kontrollit në  banesën e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një dorezë metalike. Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 65 vjeç, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Zhep, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorim detyre”.   Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel