30/12 17:34
Angela Martini ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të bujshëm të biznesmenit rumun, Dragoș Savulescu. Bashkëshorti i modeles shqiptare u arrestua dje nga policia në Mykonos pas një kohe të gjatë në arratisje.
Për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos. Angela Martini ka postuar në Instastory vetëm emojin e një fytyre që qesh.
Gjithashtu ajo ka shkruar në një postim tjetër: “Besa. Kontrollojeni në Google”. Nuk e dimë se kujt ia drejton mesazhin në këtë rast, por mund t’ju dedikohet njerëzve që e kanë tradhtuar në këto momente të vështira.
Top Channel