Fieri sot qyteti më i nxehtë/ Si po i përballojnë qytetarët temperaturat përvëluese

12/08/2021 13:23

Vendi ynë po përjeton ditë të nxehta prej javësh tashmë.

Pavarësisht temperaturave të larta, qytetarët kanë dalë jashtë për të përfunduar punët e tyre.

Qytetarë me freskuese në dorë janë parë të ecin në rrugë, një nga elektroshtëpiaket e domosdoshme në këto ditë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17°C në 30°C, në zonat e ulëta nga 24°C në 38°C dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 39°C.

Top Channel