Foto ilustruese

Një 30-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e gjahut. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mërtish, në Divjakë.

“Sot rreth orës 16:30, në fshatin Mërtish, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi R. N., 30 vjeç”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel