Dy të arrestuar në Korçë/ Njëri vjedh “Benz-in”, tjetri drejtonte makinën pa leje drejtimin

12/08/2021 12:51
Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës për vepra të ndryshme penale.

Një prej tyre, 42 vjeç, i identifikuar me inicialet M.Q., banues në Korçë., u kap duke vjedhur një automjet tip “Benz” në pronësi të shtetasit Xh. H.

Ndërsa një 62-vjeçar i identifikuar me inicialet S.K., banues në Pogradec u arrestuar pasi në afërsi të fshatit Vërdovë u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin motor tip “Skygo” pa targë.

Ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për shtetasin G. Ç., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë të rendit për të ndaluar, është larguar me shpejtësi duke dëmtuar parmakët mbrojtës për këmbësorët në rrugë dhe nuk ka pranuar të bëjë testin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Top Channel