“Doja t’i frikësoja, jo t’i vrisja”, i riu shqiptar qëllon 18 herë me armë zjarri drejt ish të dashurës dhe partnerit të saj aktual

12/08/2021 11:54

Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare u mor në pyetje nga autoritetet italiane për të shtënat me armë ndaj pesë të rinjve në Gallipolli.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, në orën 4.30 të mëngjesit kur qëlloi 18 herë me armë.

I riu akuzohet për tentative vrasje të rëndë dhe posedim të armëve në mënyrë ilegale. Në dëshminë  e tij para policisë, tha se kishte qëllim t’i frikësonte pasi ka pasur një konflikt me ta më parë.

Ndër të tjera, tha se nuk ishte në gjendje të kontrollonte armën dhe nuk kishte qëllim “për të vrarë njeri”. Në fakt, në grupin ndaj të cilëve u qëllua me armë ishte ish e dashura e tij, motra 28 vjeçare dhe tre miq të tjerë, një prej të cilëve është partneri aktual i ish-it të tij, shkruajnë mediat italiane.

Ndërkohë nuk është gjetur ende arma e zjarrit. Në momentin e arrestimit, i riu ishte me dy të tjerë të moshës 20 dhe 32 vjeç.

 

Top Channel