Aksident në Lushnjë/ Radhë kilometrike makinash, të lënduarit akuzojnë policinë se…

12/08/2021 16:38

Një aksident është regjistruar në Savër të Lushnjës, duke shkaktuar radhë kilometrike makinash, në drejtim të Lushnjës dhe Fierit.

Sipas dëshmitarëve okularë, që kanë parë nga afër aksidentin, makina tip “Toyota”, u përplas me një tjetër mjet që është larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se të plagosurit akuzojnë policinë se ajo lejoi personin që i përplasi të largohen, e madje i hoqi dhe targat.

Automjeti tip “Toyota” me targa “AA373” teksa ka tentuar të kthejë në drejtim të fshatit Savër, është goditur nga një mjet tip “Benz”, që sipas drejtuesit të “Toyota”, ka tentuar të parakalojë me shpejtësi. Dëmtimi i mjeteve është i dukshëm.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel