Vjedhje nafte, dhunë në familje dhe drogë në makinë/ Arrestohen 9 persona në Durrës për vepra të ndryshme penale

11/08/2021 09:00
Foto ilustruese

Nëntë persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për vepra të ndryshme penale.

Një 25-vjeçar i identifikuar me inicialet A.O., banues në Durrës u kap nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës teksa po qarkullonte me mjetin tip “Benz”, brenda të cilit gjetën doza me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi Sh. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.14, Durrës, pas ndalimit të mjetit tip “BMw”, që drejtohej nga ky shtetas, gjatë kontrollit të ushtruar në të u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë të ftohta (thika).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasit:

R.Z., 37 vjeç dhe G. Ll., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr.18, Durrës, u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke vjedhur disa pajisje hidrosanitare në banesën e shtetasit A. N.;

F.V., 29 vjeç, banues në Shijak, pasi në Karpen, Shijak, duke punuar roje në një fabrikë private, ka vjedhur naftën e mjeteve që kishte në ruajtje;

L.R., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe vajzës së saj.

Ndërsa specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.C., 28 vjeç dhe F. M., 50 vjeç, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur;

S.K., 28 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel