“Tradhtari”, reagimet për Ramën/ Buzhala dhe Zeka komentojnë ‘Ballkanin e Hapur’, Vuçiçin dhe sulmin ndaj Haradinajt

11/08/2021 19:23

Kryeministri Edi Rama një ditë më parë kritikoi ashpër me të gjithë ata të cilët e etiketojnë si tradhtar për shkak të iniciativës Ballkani Hapur. Në Kosovë, deklaratat e Ramës janë lexuar në mënyra të ndryshme.
Analistët Milaim Zeka dhe Berat Buzhala, komentojnë qëndrimet e Ramës për nismën Ballkani i Hapur, marrëdhënien e tij me Vuçiç si dhe shigjetimet në adresë të ish kryeministrit Haradinaj.

Qëndrimet e Kryeministrit Edi Rama për ata që e sulmojnë për nismën “Ballkani Hapur” kanë nxitur reagime të forta në Kosovë.

Milaim Zeka: Ballkani eshte i stërmbushur me budallej politik dhe ata njerez te cilet e kane quajtur Ramen nje tradhtar jane budallejt e Ballkanit.

Berat Buzhala: Une nuk pajtohem me ato qe thone se  zoti Rama eshte tradhtar sepse ai nuk eshte i tille. Tradhtar eshte dikush qe vendos per fatin tone, mirëpo gjithashtu eshte sharlatan politik ne raportet mes shqiptareve dhe serbeve. Nuk ka ndjeja, nuk i kupton emocionet e kosovareve  nuk i kupton raporortet tona  me Serbinë  prandaj eshte gabim dhe iniciativa ë tij Ballkani i Hapur.

Prishtina vijon të ketë qëdrime kundërshtues ndaj inciativës duke e bojkotuar për sa kohë pjesë e kësaj Nisme është edhe Serbia.

Milaim Zeka: Une mendoj qe krijimi i  i nje Ballkank te Hapur apo nje Mini Shengen-ika mbështetjen e plote te Bashkimkt Europian dhe SHBA dhe nga kjo iniciative Shqiperia  do te thithe miliarda fonde te cilat do i jape BE per Maqedoninë e Veriut dhe per Shqiperine  dhe per Serbinë. Bojkotimi nga ana e Albi  Kurtit e kesaj iniciative ka qene gabimi me i madh politik i tij  dhe eshte nje gabim qe ai do ta paguajë bashke me Kosoven me nje cmim shume te larte. 

Berat Buzhala: Nuk ka Open Ballkan me Vuçin partner.   Zoti Rama e konsideron Vuçiç mik personal ketu ne nuk mund ti përziejmë ndoshta e ka mik, por duke e pasur ate mik prsonal nuk ulet te prese raporte te ngrohta me kosoven. Vucc ka qene minister informatave i Milloshevic, vucic  e di ku jane te pagjeturve ë kosoves e di ku jane varrezat e  masive te kosovës e di pëanin patkoit, nje kryrminister shqoptar qe e konsideron mik vucic smund te jete edhe mik i kosovës. Vucic rama e ka turbullu ballkanin para se me e qetesu ballkanin.

Kryeministri  Edi Rama nuk nguroi të marrë rolin e vëllait të madh dhe t’i mësojë Kosovës si të sillet jo vetëm në raport me fqinjët, por edhe ndërkobmëtarët. Për këtë zbuloi edhe një episod me ish kryemisitrin Ramush Haradinaj përpara liderve boterorë.

Milaim Zeka: Rama i ka informacionet nga Brukseli  dhe dhe Ëashingtoni  dhe  Rama e di fare mire qe Kosova nuk ka pse ta bojkotoje kete iniciative,  nese dikush do kishte arsye per ta  bojkotuar Ballkanin e Hapur eshte  Vucici dbe Serbia . Merkel dhe Prësidënti Frances Makron i thane ish kryeministrit  Ramush Haradinaj qe neqoftese per 6 muaj e heq taksen ne raporton me Serbinë  ata do ishin garantues te liberalizimit te vizave. Kete nuk r beri ish kryeministri i Kosoves dhe si rezultat ai u rrezua nga qeveria dhe Kosova vijon te mbetet i vetmi vend i izoluar ne kontinentin europian.

Berat Buzhala: Ne postimin e tij kur citoi zotin Haradinaj nuk eshte i vertete. Ka gënjyer zoti Rama sepse zoti Haradinaj  me shprehjen e tij eksplicite  nuk i eshte referuar Merkel dhe Macron i eshte referuar zotit Rama . Une e kam takuar zotin Haradinaj 10 minuta pasi ka perfunduar takimi. Zoti Haradinaj i  ka thne zotit Rama mos mu perzi ne Kosove sepse nuk e njeh Kosoven.

Top Channel