Tiranë/ Arrestohet 57-vjeçari, dyshohet se është i implikuar në ngjarjen…

11/08/2021 16:19

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 57-vjeçar, pasi në dhjetor 2019, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Po ashtu bëhet e ditur nga autoritetet se i arrestuari dyshohet se është i implikuar edhe në ngjarjen e dhjetorit 2019, ku në pikën kufitare Kapshticë, Korçë, ku gjatë kontrollit në një automjet u gjetën dhe u sekuestruan 1072.4 kg lëndë narkotike kanabis.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë ndalimin e shtetasit B. M., 57 vjeç, pasi në dhjetor 2019, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas dyshohet se është i implikuar në ngjarjen e datës 13.12.2019, në pikën kufitare Kapshticë, Korçë, ku gjatë kontrollit në një automjet u gjetën dhe u sekuestruan 1072.4 kg lëndë narkotike kanabis”, njofton policia.

Top Channel