Stuhia e fortë e erës rrëzon pemët në Pogradec/ Specialistët: Do bëhet verifikim dhe do priten të vjetrat

11/08/2021 21:53

Stuhia e fortë e erës në Pogradec ka shkaktuar thyerje të pemëve në parkun e qytetit dhe Drilon.

Sipas të dhënave bëhet fjalë për pemë shumë të vjetra dhe ka nisur puna për largimin e tyre. Specialistët shprehen se do të bëhet një verifikim i pemëve në park dhe do të priten pemët e vjetra nëse do konstatohen të tilla për të shmangur të tilla ngjarje që mund të kishin shkaktuar edhe të lënduar.

Një aksion të tillë bashkia e nisi disa muaj më parë për prerjen e pemëve të vjetra, por u përball me reagime të qytetarëve se po prisnin parkun. Ndërsa situata e krijuar sot tregoi se ndërhyrja duhet të vijojë thonë specialistët.

Top Channel