Përcaktohen gjysmëfinalistët e Europa dhe Conference League, njihuni me çiftet dhe gjithçka duhet të dini
Lionel Messi nuk ka mundur t’i shmanget edhe pyetjes se si do ta përballonte një përballjeve eventuale ndërmjet Barcelonës dhe PSG-së në të ardhmen derisa sot u paraqit para mediave për herë të parë si lojtar i PSG-së.
Ai së pari lëshoi mesazhin e tij për tifozët e Barcelonës për të cilët tha se do të jetë gjithmonë mirënjohës dhe më pas komentoi edhe një ballafaqim të mundshme PSG-Barcelona.
“Para se të largohesha unë tashmë iu thashë tifozëve të Barçës. Unë gjithmonë do të jem mirënjohës. Ajo është shtëpia ime. Kam përjetuar shumë gjëra atje. Ata e dinin që do të shkoja në një ekip të fortë. Ata më njohin. Unë nuk e di nëse do të përballemi me njëri -tjetrin, nëse ndodh, nga njëra anë do të jetë mirë të kthehesh në Barcelonë. Dhe nga ana tjetër do të jetë shumë e çuditshme të kthehem të luaj në shtëpi me një fanellë tjetër. Por ky është futbolli dhe mund të ndodhë “, tha ai.
Top Channel