Vatra e zjarrit që ishte aktive mbrëmjen e kaluar në fshatin Dukat është shuar.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket se nuk ka më as tym në zonë, ndërsa vihet re ajo pjesë e malit që ka qenë e përfshirë nga flakët.

Situata e zjarreve në ditën e 16 është më e stabilizuar, janë disa vatra te vogla në vendin e quajtur gropat e Pirit që nuk përbëjnë rrezik për të përparuar me tej drejt Llogorasë. Atje janë forca te ushtrisë dhe ADZM, ndërkohë mbi fshatin Dukat që ndodheni aktualisht ku dje ishte një zjarr i madh, është vendosur në kontroll duke i hedhur ujë nga ajri me helikopter.

Edhe sot kanë ngjitur malit FA, por dhe po punon helikopteri duke hedhur ujë. Disa trungje pemësh të djegur vazhdojnë te nxjerrin tym, por deri tani nuk përbëjnë rrezik. Janë djegur mbi 5 mijë ha me drurë pyjor dhe me shkure në gadishullin e Karaburunit.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA