Zjarret në jug të vendit janë vënë nën kontroll, por ende po vijon puna si nga toka edhe nga ajri për të mos lejuar riaktivizimin e vatrave.

Por pas disa ditsh në betejë me flakët, shihni se si duket sot nga lart Dukati, ku duhet thënë se ishte një ndër vatrat e rrezikshme të zjarreve, por që fatmirësisht nuk rrezikoi banesat.

“Aktualisht nuk ka më vatra zjarri në gadishullin e Karaburunit, por puna po vijon në Dukat të Ri, nga toka dhe nga ajri për të normalizuar tërësisht situatën për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, ditën e sotme.

Top Channel