Izolohet vatra e zjarrit në Gurin e Nikës në Mokër/ Do të mbahet në vëzhgim pasi mund të riaktivizohet

11/08/2021 16:57
Foto ilustruese

Pas riaktivizimit është arritur sërish të izolohet zjarri në zonën e Gurit të Nikës  në Mokër.

Në terren rreth 20 punonjës nga Zonat e Mbrojtura dhe Bashkia Pogradec, të cilët punojnë me mjete rrethanore për shkak sepse nuk ka mënyrë tjetër për fikjen e flakëve.

Deri tani mbi 40 hektarë e përfshirë kryesisht shkurre, ahishte janë djegur.

Vatra po mbahet në monitorim, pasi ekziston frika se kushtet atmosferike mund ta riaktivizojnë gjatë mbrëmjes.

Top Channel