Gjithashtu në afërsi të fshatrave Gjonomadh dhe Krushovë të Korçës konkretisht në vendet e quajtura “Korija e fshatit” në Gjonomadh dhe “Mali i Bodesë” në Krushovë, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur sipërfaqe pyjore me bimësi të ndryshme.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprat penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Qarku Korçë

Dogji me zjarr një sipërfaqe pyjore në afërsi të fshatit Leshnjë, shpallet në kërkim autori i dyshuar. Procedohet penalisht edhe një shtetas tjetër për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë shpallën në kërkim shtetasin R. R., banues në fshatin Leshnjë, Korçë, pasi dyshohet se në këtë fshat, në vendin e quajtur “Manastirsht”, ky shtetas ka djegur 1 hektar sipërfaqe pyjore me shkurre dhe dushk.

Gjithashtu në afërsi të fshatrave Gjonomadh dhe Krushovë, Korçë, konkretisht në vendet e quajtura “Korija e fshatit” në Gjonomadh dhe “Mali i Bodesë” në Krushovë, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur sipërfaqe pyjore me bimësi të ndryshme. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të këtyre zjarrvënieve.

Gjithashtu në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve në fushën e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në fshatin Gështenjas, Pogradec, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz”, 5 m³ dru të llojit ah, pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprat penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Top Channel