Hetim 6 policëve të burgjeve/ Prokuroria dyshon për shpërdorim detyre në tentativën e arratisjes,  Arber Çekaj justifikohet në gjykatë

11/08/2021 15:22

Arber Çekaj, i dënuar si trafikant kokaine me 14 vite burgim , u përpoq të dukej i qetë para kamerave.

Ashtu veproi edhe Fatmir Pjetri ,që i rëndojnë 30 vite burgim si babagjyshi grabitës apo edhe i dyshuari Lulzim Çepele,  dora e fashuar e të cilit për prokurorinë mbetet prova se ai  ai improvizoi vetëvrasjen për të tërhequr vëmendjen e policisë. 30 minuta pas veprimit të tij, në kamera shfaqen Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri që vunë në jetë planin e dështuar të arratisjes, ndonëse në gjykatë çepele tha se e kreu këtë veprim për shkak të gjendjes së rënduar emocionale dhe familjes.

Gjashtë oficerë janë nën hetim dhe këtë e deklaroi në salle të gjykatës prokurori i çështjes.

Efektivët deklarojnë  se dhanë alarmin dhe u përpoqën t’i kapnin dy të burgosurit. Në gjykatë përgjegjësinë për planin e arratisjes e mbajti Fatmir Pjetri.

Çekaj këmbënguli se ndoqi instiktin.

Me babanë në burg për 9 kg të tjera kokainë,  Çekaj akuzoi strukturat e shtetit se kishin rënduar gjendjen e tyre familjare duke fabrikuar akuza dhe insistoi sërish pafajësi.

Megjithatë  derisa çështja të zbardhet , të burgosurit janë izoluar përkohësisht për 90 ditë, ndërkohë të pyetur nga TCH , as Spak dhe as Ministria e Drejtësisë nuk japin informacion nëse do te aplikohet apo jo ndaj tyre regjimi i ashpër 41 biss.

Top Channel