Emri/ Arrestohet 64-vjeçari në Fier, iu gjet kanabis në magazinë në oborrin e tij

11/08/2021 10:41

Një 64-vjeçar i identifikuar si Ramadan Hoxhaj është arrestuar nga policia e Fierit pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 11 kg kanabis.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Bregasi”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Hoxhaj, në magazinën në oborrin e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Komisariati i Policisë Fier në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Bregasi”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. H., 64 vjeç, banues në Peshtan Bregas, Fier”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel