Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas, ku dy makina, njëra nga të cilat me targa italiane, janë përfshirë në një aksident.

Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit u bë shpejtësia.

Aksidenti krijoi trafik kilometrik në rrugë.

Të dyja mjetet ishin me drejtim Librazhdin, ndërsa mendohet se njëra nga makinat është rrotulluar.

Policia ende s’ka mbërritur në vendngjarje

Top Channel