Drejt përfundimit rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Rruhi Allko” në Prrenjas, Kushi: Më 1 shtator mirëpret nxënësit

11/08/2021 13:18

Shkolla 9-vjeçare “Rruhi Allko” në fshatin Katjel në Rrajcë të Prrenjasit po përfundon rikonstruksionin dhe më datë 1 shtator do të jetë gati për të mirëpritur nxënësit dhe mësuesit e saj.

Këtë fakt e bën me dije Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi përmes një publikimi në rrjetin e saj social.

Postimi i plotë i Ministres Kushi:

“Edhe pak ditë dhe shkolla 9-vjeçare “Rruhi Allko” në Katjel të Prrenjasit do të jetë tërësisht e rikonstruktuar me dyer e dritare të reja, e lyer dhe me ambiente të jashtme e të brendshme të sistemuara falë financimit të bashkisë së këtij qyteti. Puna vijon në mënyrë që më 1 shtator çdo gjë të jetë gati për të mirëpritur 300 nxënësit e saj!”

Top Channel