Dogji vreshtin e fqinjit/ Arrestohet zjarrvënësi në Cërrik. Në kërkim personi që i vuri flakën malit Tomorr

11/08/2021 11:49

Zjarrvënësit vazhdojnë të vihen në pranga.

Ndërsa zjarret në Shqipëri vazhdojnë të jenë aktive dhjetëra  vatra flakësh, po ashtu dhe qytetarë të papërgjeshëm nuk e ndalin zjarrvënien për kullota. Në Skrapar u arrestua një person dhe u shpall në kërkim një tjetër për zjarrvënie të qëllimshme.

Një 35 vjeç, banues në Vëndreshë,  dogji sipërfaqe toke me pyje dhe bimësi të ndryshme.  më kërkim u shpall një 44 vjeçar nga Bathorja në Tiranë si autor i zjarrvënies në Malin e Tomorrit, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe kullota.

Një banor i shtërmenit në cërrik u arrestua sot pasi dogji me zjarr një sipërfaqe toke me pemë frutore dhe vresht në fshatin e tij.

Për disa barishte që duhet të asgjësonte në pronën e tij, ai i vuri flakën pemëve dhe vreshtit të fqinjit dhe tani i duhet të përballet me veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Top Channel