Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuare ka ndodhur në afërsi të fshatit Kuç, Devoll.

Policia njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërsa drejtuesi i mjetit, Artur Keco që ka përplasur për vdekje të moshuarën Refie Gogoli është shoqëruar në komisariat.

“Më datë 11.08.2021, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Kuç, Devoll, shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar shtetasen R. G., rreth 70 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel