Zjarri mbi tunelin e Kalimashit, pamjet e ndërhyrjes nga ajri për shuarjen e flakëve

10/08/2021 10:31

Ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve mbi tunelin e Kalimashit ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe vijon ende.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket se situata është më e qetë se një ditë më parë dhe është pastruar pamja për shoferët që kalojnë në tunelin e Kalimashit. Pavrësisht situatës kritike, nuk është ndaluar qarkullimi për asnjë moment.

Kreu i Emergjencave, Haki Çako ka thënë se ka qenë një natë e vështirë, por flakët janë vënë nën kontroll. Po punohet për 3-4 vatra mbi tunel, ndërsa thekson se zonat e banuara nuk janë në rrezik. Çako tha se po punojnë me të gjitha forcat, të cilat i falenderoi për sakrificën dhe për punën me orë të zgjatur e pa pushim.

Top Channel