Zjarri në qarkun e Kukësit në disa zona vijon të jetë aktiv. Nga  pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se në malin sipër tunelit të Kalimashit zjarri është fikur, por është duke u mbajtur nën vëzhgim për të shmangur një riaktvizim të vatrave.

Pak më herët Ministria e Mbrojtjes njoftoi se në qarkun e Kukësit është bërë i mundur izolimi i vatrës tek zona Qafa e Kumbullës, FA e Kosoves ka punuar nga ana e Lakut të Mollës, e cila vijon të jetë aktive me intesitet të lartë që është në kufi me Pukën.

Edhe ana nga Laku i qershive situata vijon të mbetet problematike. Terreni ndërlikon punën e forcave nga toka si pasojë e pjerrësisë dhe zonës shkëmbore, por fatmirësisht deri në këto momente nuk përbën rrezik për banesat.

Top Channel