Shtyhet me të paktën dy muaj vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Gjykata Speciale: Absolutisht e nevojshme
06/05 09:56
Dy persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur sonte në Gjakovë, pas të shtënave me armë zjarri.
Zëdhënësi i policisë toger Nysret Gjurkaj ka thënë për KosovaPress se rasti ka ndodhur në orën 19:30 në rrugën “Bardhyl Qaushi”.
“Në orën 19:30 në rrugën ‘Bardhyl Qaushi’- Gjakovë kanë ndodhë të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Patrullat e Stacionit Policor kanë shkuar në vendngjarje si dhe është njoftuar autoambulanca”, ka thënë ai.
Ende nuk dihen motivet e këtij rasti, ndërsa pas të shtënave personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Top Channel