Ish-ministri i Drejtësisë nga AAK-ja Selim Selimi i është kundërpërgjigjur sot kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se Ramush Haradinaj ia humbi Kosovës mundësinë e heqjes së vizave.

Selimi në një postim në Facebook ka treguar se çfarë ka ndodhur në takimin në të cilin i referohet kryeministri shqiptar.

“Një bisedë në hollin e pritjes në Bundeskanzleramt (Zyren e Kancelares) ku isha prezent:

Lideri X: Po hiqe at dreq takse. Është koha të rregulloni marrëdhëniet me Serbi. Lideri Y: Nuk asht veç pun’ takse. Para dy ditëve kesh në Mejë e ju kom borxh qatyne të rënëve me ju mbrojt gjakun e dinjitetin.

Lideri X: Ka përfunduar ajo kohë duhet të heqësh taksën e të arrish marrëveshje: Lideri Y: Ti kqyri punt e tua se as lu*i sme han për ty”, ka shkruar Selimi.

Ndryshe, Edi Rama ka folur sot rreth këtij takimi, pas kritikave që mori pas takimit me xhudistet kampione olimpike të Kosovës Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Ndonëse nuk përmendi Haradinajn me emër, Rama iu referua liderit kosovar të ketë thënë në prani të Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, se “mu nuk më han luli për kta”.

Top Channel