Rama bën publike pamjet e lagjes së re në Shijak: Do të jetë shëmbëlltyrë urbane e respektit me njerëzit e zakonshëm

10/08/2021 09:01

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet në lagjen e re në Shijak, ku duket se po vijon puna për ndërtimin e pallateve që u shkatërruan nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Rama thotë se kjo lagje do të jetë një shëmbëlltyrë urbane e respektit dhe solidaritetit me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që do të përfitojnë falas apartamente optimale

“MIRËMËNGJES. Me lagjen e re të Rilindjes së Shijakut pas shkatërrimit nga tërmeti, e cila do të jetë një shembëlltyrë urbane e respektit dhe solidaritetit me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që do të përfitojnë falas apartamente optimale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter shkaktoi dëme të mëdha në vendin tonë. Nga tërmeti mbetën të vdekur 51 persona ndërsa shumë persona mbetën pa banesa nga lëkundjet e fuqishme.

Top Channel